23.01.2019 - 12:44
Kryeministri Haradinaj ka folur sërish për taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe. Lidhur me këtë Haradinaj ka theksuar se mundet që taksa të mos shfuqizohet.
Kjo deklaratë e Haradinajt erdhi pas takimit që pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
Gjithashtu kreu i ekzekutivit në Kosovë tha se nëse nuk një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia, taksa nuk do të hiqet.
“Biseda ka qenë dialogu, zhvillimet rreth dialogut të ndërlidhura me taksën. Kemi dëshirë ta heqin taksën, synojmë ta heqim edhe për shkak se është synim i ShBA. E kishim hequr sot sikur të mbërrinim një marrëveshje gjithpërfshirëse për njohje”, theksoi Haradinaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Deklarata e Haradinaj
‘E turpshme kërkesa e Brnabiçit për Ramën’
Deklarohet Haradinaj
‘Mogherini e ka mbytur dialogun Kosovë-Serbi’
Mediat serbe