MENU
klinika

Testi i duhur

Të predispozuar ndaj thyerjes së lehtë të kockave? Zbulojeni!

29.01.2019 - 15:04

Dendësia e ulët e kockave është kur dendësia e eshtrave është më e ulët se normalja, por jo aq e ulët sa të konsiderohet osteoporozë.

Kjo do të thotë që keni një shans më të madh për të zhvilluar osteoporozën. Njerëzit me dendësi të ulët të eshtrave kanë më shumë gjasa të thyejnë një kockë në krahasim me njerëzit me densitet normal të kockave.

Zbulimi i dendësisë së ulët të kockave:

Një test i densitetit të eshtrave do të përcaktojë nëse keni densitet normal të kockave, densitet të ulët të eshtrave ose osteoporozë. Duke pasur densitet të ulët të eshtrave nuk do të thotë që keni probleme me kockat.

thyerja e kockave, testi-konica.al

Dendësia e kockave mund të konsiderohet normale në varësi të personave. Disa njerëz nuk kanë kurrë dendësi normale të eshtrave për një sërë arsyesh, duke përfshirë gjenetikën, madhësinë e trupit ose sëmundjet dhe kushtet e caktuara. Sa më i vjetër jeni, aq më shumë ka gjasë që të keni densitet të ulët të eshtrave.

Kuptimi i testit të dendësisë së kockave:

Rezultati i testit të dendësisë së eshtrave raportohet si një numër i quajtur T-Rezultat. Një rezultat T në mes -1,0 dhe -2,5 do të thotë që ke densitet të ultë të eshtrave. Për shembull nëse marrim një rezultat T-të prej -1.2, -1.5, -2.0 dhe një rezultat -2.2, personi me rezultat T-2,2 ka densitet më të ulët të kockave se sa një person me një rezultat T-1.

Nëse keni dendësi të ultë të eshtrave, mjeku mund t’ju rekomandojë që të filloni të merrni një ilaç për osteoporozën.

thyerja e kockave, testi-konica.al

Sigurohuni të flisni për rreziqet dhe përfitimet e marrjes së një ilaçi.

Një mjet për vlerësimin e riskut të thyerjes së kockave mund të përdoret për të vlerësuar shansin tuaj për të thyer një kockë brenda 10 viteve të ardhshme dhe t’ju ndihmojë të vendosni nëse mund të përfitoni nga marrja e një ilaçi të osteoporozës.