MENU
klinika

Sërish dëborë

Temperaturat bien deri në -12 gradë, kur nis rritja?

06.01.2019 - 16:21

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë me dije motin për sot dhe nësër dhe njofton se deri të martën do të vendi do të vijojë të jetë me temperatura të ulëta.

Po ashtu bëhet me dije se reshjet e dëborës do të bien vetëm në zonat malorë dhe do të jenë të dobëta.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot pasdite (e diel dt.06) dhe nesër (e hënë dt.07) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Ato do të mbeten të ulëta për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë (dt.08). Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës.

Më konkretisht, nesër (e hënë dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 7 °C

në vendet e ulëta: -3 / 4 °C

në vendet malore: -12 / -4 °C

ERA

Sot pasdite (e diel dt.06) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e hënë dt.07) mesatare deri e fortë.