MENU
klinika

Kërkesa

Tensione dhe përplasje te Juridiku, dekani letër ministrisë

28.01.2019 - 12:59

Dekani i Fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha i është drejtuar Ministrisë së Arsimit me një letër zyrtare.

Pas përplasjeve dhe tensioneve që janë shënuar gjatë ditës së sotme në ambjentet e fakultetit mes studentëve, dekani i ka kërkuar ministrisë në mënyrë zyrtare që t’ju krijoë mundësinë e gjetjes së ambienteve të reja për zhvillimin e mësimiy.

Këtë vendim ai e ka bërë me dije gjatë një deklarate për mediat.

“Megjithë tentativën për ta bërë mësimin atje ku duhet, por në pamundësi, ne kërkojmë një ambient alternativ për të zhvilluar procesin mësimor.

Ne duam të realizojmë programin arsimor, ndërsa pjesa tjetër realizohet nga institucionet që e kanë për detyrë këtë punë.

Ne ambientet tona i kemi të bllokuara, por janë shumë ata që nuk janë të fakultetit tonë. Disa dalin dhe me maska dhe e keni parë që kanë krijuar konfrontime dhe kanë bërë gjëra të pahijshme”, u shpreh ai.