MENU
klinika

Detaje

Tërhiqet nga gara për Kushtetuesen, Ardian Dvorani zbulon arsyen

29.01.2019 - 10:45

Ardian Dvorani është tërhequr nga gara për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Lajmi është bërë me dije nga vetë Dvorani.

Ai thekson se dorëheqja e tij vjen për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e parevokueshme”

Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke kaluar procesin e vettingut.

Por, rikonfirmimi i tij në detyrë është kundërshtuar nga PD që thotë se Kushtetuta përcakton se anëtari i Gjykatës së Lartë e ka mandatin 9 vite, ndërsa Dvorani është i vetmi anëtar në historinë e saj që ka 13 vite në atë post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN