MENU
klinika

22 Janar 1998

Thaçi kujton familjen “Jashari”: Sulmet serbe ishin paralajmërim

22.01.2019 - 15:03

Sot në Kosovë përkujtohet 21 vjetori i sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi teksa ka përkujtuar 22 janarin e vitit 1998 tha se heroi Adem Jashari dhe familja e tij janë shembull unik i atdhetarizmit për liri.

“Para 21 vjetësh, më 22 janar 1998, ka ndodhur sulmi i dytë i armatosur i forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz.

Sulmet e vazhdueshme mbi këtë familje, e cila dallohej për atdhetarizëm dhe veprime të guximshme kombëtare, ishin paralajmërim se Serbia po përgatitej të shtypte me dhunë çdo familje liridashëse në Kosovë.

Familja Jashari, me idealizëm dhe ndërgjegje të lartë njerëzore, politike e kombëtare, asnjëherë nuk ndaloi së sakrifikuari për liri dhe pavarësi.

Historitë e popujve kanë rrëfime të ndryshme për shumë heronj, por komandanti Adem Jashari dhe familja e tij janë shembulli më unik i atdhetarizmit dhe vetëmohimit për lirinë e një populli”, ka shkruar Thaçi.