MENU
klinika

Kritika të ashpra qeverisë

Thaçi kundër taksës për mallrat serbe

19.01.2019 - 18:57

Hashim Thaçi e ka kritikuar ashpër qeverinë për faktin që nuk ka lëshuar pe përballë kërkesave amerikane dhe europiane për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Presidenti i Kosovës shkroi në Facebook se “tekat personale” të asnjë udhëheqësi nuk duhet të prekin interesin shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë.

Suksesi historik i Kosovës do të ishte i pamundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë, kujtoi Thaçi.

Por përkrahja amerikane nuk mund të konsiderohet e pakushtëzuar në rast se ne bëjmë gabime që i vënë në pikëpyetje interesat dhe vlerat amerikane në Kosovë, rajon dhe Europë, shton ai.

Zhvillimet aktuale dhe disa nga veprime të institucioneve shtetërore, po përcillen me shqetësim nga administrata amerikane, sipas kreut të shtetit kosovar.

Kjo situatë është për të ardhur keq, ndaj tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe paqes së rajonit, vazhdon mesazhi ku theksohet gjithashtu se as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian “nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët tanë dhe SHBA-në”.

21 nëntorin e vitit të kaluar, ekzekutivi kosovar vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, në kundërpërgjigje të fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Pezullimin e tarifës e kanë kërkuar si BE-ja, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Beogradi bllokoi bisedimet e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën duke e kushtëzuar vazhdimin e tyre me heqjen e taksës.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi