MENU
klinika

Masakra e Reçakut

Thaçi: Serbët do mbajnë përgjegjësi për krimet në Kosovë

15.01.2019 - 10:34

Në Kosovë përkujtohet sot masakra e Reçakut, gjenocidi i ushtruar nga forcat serbe në Reaçak.

Në homazhet e zhvilluara ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashi Thaçi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Thaçi paralamëroi se për të gjitha krimet që ka kryer në Kosovë, Serbia do të mbajë përgjegjësi.

“Para 20 vjetësh, Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën, por ishte edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit tonë.

Pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare.

Për krimet që forcat policore dhe ushtarake serbe i kanë kryer në Kosovë, një ditë do të japin përgjegjësi. Por, sot e përgjithmonë, ne i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë e luftës sonë çlirimtare.
Martirët dhe dëshmorët e Reçakut janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. HTH”, shkruan në Thaçi.