MENU
klinika

Deklarata

Tjetër lëvizje në Policinë e Shtetit, Lleshaj firmos largimin e radhës

21.01.2019 - 12:15

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit janë firmosur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas një njoftimi zyrtar, është urdhëruar largimi nga posti i drejtorit të SHÇBA, i Anila Trimit dhe zëvendësimin e saj me Muhamed Rrumbullakun.

NJOFTIMI I PLOTË

Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, z. Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Z. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.