MENU
klinika

Rikonstruksion i plotë

TKOB i rijetësuar në vitin 2019

31.01.2019 - 10:38

Teatri i Operës dhe  i Baletit që ndodhet në Sheshin Skënderbej si  pjesë e një rrjeti të Shtëpive të Operas të Europës Lindore dhe Qendrore dhe si pjesë e një mozaiku të shumë institucioneve qëndrore të sheshit të ri Skënderbej po vazhdon me ritme të kënaqshme rikonstruksionin.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri është teatri më i madh në vend dhe ka dy komponentë, muzikën dhe kërcimin. Ai i është nënshtruar një rikonstruktimi të plotë.

Kantieri për rehabilitetin Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po vazhdon falë invesitimit të qeverisë shqiptare. Ndërhyrje kaq e thellë rikonstruksioni nuk është bërë që para 60 vitesh.

Këto punime tashmë janë në fazën kulmore të tyre sipas ministres së kulturës Elva Margariti. Ecuria e punimeve që kap shifrën e 1.5 miliardë lekëve për rregullimin e sipërfaqeve sturkturore të interierit dhe e instalimeve të përgjithshme elektrike po vijon.

Së bashku me ekipin e inxhinierëve në faqen e ministrisë thuhet se fazat e projektimit po vazhdon me rritme të mira. Ky investim i madh për kulturën shqiptare është një shenjë e dukshme e kthimit të dinjitetit të artisteve dhe të artit shqiptar, është një pikë kthese e një interesimi më të madh për artistët dhe kulturën.

Sipas Margaritit këto punime do të përfundojnë në vitin 2019 dhe projekti për rehabilitimin e plotë të Teatrit të Operas dhe të Baletit do të konkludojë në rritjen e hapësirave, ambienteve sidomos për publikun, hapësirave për artistët.

Ato do të jenë më komode dhe më moderne. Ky projekt ka rëndësi se do të sjellë një modernizim të plotë të ambienteve dhe të pajisjeve për të qënë bashkëkohor si çdo teatër tjetër. Ku do të ndërhyhet më shumë në këtë koncept?

Në platformën e re e Publikut, ballkonet e reja, sistemi i ri i akustikës, gropa e re e orkestrës, nënskena, etj. Më pas punime të tjera që nga termoizolimi, rritja e vëllimit të godinës, ballkonet e skenës, galeritë e auditorit, sallat e provave me panele të lëvizshme, perdet e lëvizshme, dyshemetë. Në fasadë, i gjithë teatri në brendësi do të ndryshojë pamje pas më shumë se 6 dekadash ekzistencë”, shkruan Ministria e Kulturës.

Ndërtesa është krijuar në 1953 pikërisht në periudhën komuniste pas Luftës Së Dytë Botërore. Ajo ka pasur stilin sovjetik të ndërtimit arkitektonik ku shfaqeshin fasada të shumta dhe të bollshme të blloqeve madhështore, tipike e periudhës idealiste komuniste. Me kalimin e kohës shumë funksione të teatrit kanë humbur ose janë amortizuar apo zhvelftësuar me konceptin bashkëkohor që duhet të ketë një teatër. Për këtë duhej të kryhej një rikonstruksion i plotë i tij për një periudhë të re në shërbim të publikut.

Në vitet ’50 arti ishte në ngritje e sipër dhe modernizimi i shoqërisë i dha shtysë të madhe për zhvillimin e artit dhe të kulturës në Shqipëri. Ky teatër ndihmoi në zhvillimin e arteve të kryeqytetit, të cilat më parë nuk ekzistonin.

"Mbretëritë” e vogla të Shqipërisë!

Çfarë shkroi Sami Frashëri për origjinën e vendit tonë

Si mori fund në mënyrë tragjike jeta e kompozitorit të famshëm

Vdekja e Prenk Jakovës pasi takoi Enver Hoxhën!

"Ky është vlerësimi më i madh..."

“Pikë Uji” shkon në Oscar