Novak Djokovic fiton Australian Open për herë të shtatë (thyen rekordin e Federer me 6), duke mundur 3-0 (6-3, 6-2, 6-3) në finale rivalin spanjoll Rafael Nadal në dy orë lojë.
Një ndeshje e fituar me shumë lehtësi nga numri 1 në botë, që edhe pse kishte përballë rivalin e tij më të fortë, numrin 2, arriti të dominojë në fushën me çement të Melburnit.
Ky është grand slam nr.15 për Djokovic në karrierën e tij, i treti në këtë renditje pas Federer (20) e Nadal (17).
Gjithsesi, tenisti serb është drejt realizimit të një rekordi që askush nuk e ka bërë më parë: Të fitojë të katërt grand slam radhazi në harkun kohor të 365 ditëve.
Ai ka fituar vitin e kaluar Ëimbledon dhe US Open, ndërsa sot triumfoi në Australian Open. Ndërkohë që, përpara, është edhe grand slam i katërt dhe i fundit, ai i Roland Garros (në qershor).
Një triumf i merituar i serbit, që falë këtij suksesi konsolidon kreun e renditjes botërore. Brenda 8 muajve të fundit ai arriti të dalë nga kriza dhe të rikthehet në majën e botës.