Kryeqyteti sot është zgjuar nga një ngjarje e rëndë, që ka shënuar 3 viktima.
Në zonën e Unazës së Re tek rruga “Kristaq Mone”, dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën, e më pas veten.
E gjithë dinamika është zhvilluar në shtëpinë e vjehrrit.
Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala, janë emrat e tre viktimave.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.