Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras konsideron se marrëveshja e Prespës është marrëveshje historike edhe për Athinën edhe për Shkupi duke theksuar se ratifikimi i marrëveshjes paraqet obligim patriotik.
Tsipras sot në intervistën për gazetën greke “Avgi” akuzoi kryetarin e partisë më të madhe opozitare “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis, se po mashtron me opinionin dhe se po bën flirt me të djathtën ekstreme dhe politikës së urrejtjes për shkak të përfitimeve gjatë zgjedhjeve kuvendare.
Në secilën shoqëri demokratike, sipas tij, qytetarët kanë të drejtë për protesta paqësore.
“Besoj se obligim për secilin është që t’i izolojë grupet ekstreme që përpiqen të manipulojnë me atë protestë dhe ta heqin parullën e urrejtjes. Mjaft kishim urrejtje qytetare në histori në këtë vit. Ksenofobët duhet hiqen me argumente dhe dialog”, u shprehTsipras.