Një mbyllje për turp e eliminatoreve të Europianit nga Kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave, që sot është mundur 3-0 nga Kroacia, në sfidën e fundit në Grupin B.
Edhe takimi i luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” në Tiranë, vajzat kuqezi sërish kanë zhgënjyer. 6 ndeshje, 6 humbje për kombëtaren kuqezi, që në këtë turne nuk arriti të fitojë as edhe një set.
Vërtet Kombëtarja e femrave është në një periudhë ristrukturimi, me shumë vajza të reja në përbërje, një ekip krejt ndryshe nga ai i 8 muajve më parë, që siguronte medaljen e bronztë në European League, por gjithsesi, humbje të tilla janë vërtet për turp.
Shqipëri – Kroaci 0-3 (15-25, 8-25, 14-25)
Shqipëria: Hasku, Qershia, Fagu, Xheka, Molla, Beshiri, Bego, Rexhepi, Kushi, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri
Kroacia: Sain, Stimac, Klaric, Pavicic, Butigan, Mlinar, Strunjak, Dumancic, Fabris, Samadan, Brcic, Cvetnic, Rajkovic. Trajner: Daniele Santarelli
Gjyqtarë: Fuad Ahrayev (Azerbajxhan), Miklos Horvath (Hungari)