MENU
klinika

Detajet

U arratis nga burgu, shqiptari kapet në tragetin e Barit

24.01.2019 - 10:50

Ishte arratisur nga burgu, por shqiptari, Andi Arapi, është kapur në tragetin e Barit.

Ai akuzohet së bashku me tre persona të tjerë si i përfshirë në tentativë për vrasjen e djalit të moderatores italiane, Simona Ventura, Niccolo Bettarini.

Drejtësia italiane dënoi shqiptarin me 5 vite burg, po ky i fundit u arratis nga burgu dhe në përpjekje për ta ardhur në Shqipëri u prangos në traget.

Mes katër të dënuarve, dy ishin shqiptarë ndërsa i riu italian i plagosur u dëmshpërblye me vlerën 200 mijë euro. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta në Itali.