MENU
klinika

Detajet

U ndaluan nga Serbia, lirohen dy ushtarët serb të FSK-së

19.01.2019 - 13:38

Autoritetet serbe kanë liruar dy pjesëtarët serb të Ushtrisë së Kosovës, të cilët i ndaluan mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë.

Gjenerale Rrahman Rama konfirmoi se dy pjesëtarët e FSK-së, janë intervistuar nga autoritetet serbe për tre orë rresht.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga njëri prej pjesëtarve, i identifikuar si Anel Ujkanovic.

Ujkanovic ka bërë me dije se ai sëbashku me kolegun e tij janë liruar pas tre orësh marrjeje në pyetje dhe se ndodhen në Novi Pazar.

Kujtojme që për ndalimin e dy pjesëtarëve reagoi kryeministri Haradinaj, i cili kërkoi lirim të menjëhershëm.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi