04.01.2019 - 17:15
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri pavarësisht se u zëvendësua përgjatë vitit që lamë pas nga kryeministri, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga ‘detyrimet’ e institucionit që drejton.
Këtë herë përmes një postimi në rrjetin social ’Instagram’, Gjiknuri shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa ndan edhe foto nga puna e tyre.
“Mirënjohje dhe vlerësim për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike janë në krye të detyrës për të garantuar furnizim me energji në zonat malore”, shkruan ai.