MENU
klinika

Detaje të reja

U vetëdorëzua në polici/ Ky është zyrtari që shoqëroi Balilin në Tiranë

15.01.2019 - 13:26

Ditën e sotme u vetëdorëzua në polici i shumëkërkuari Klemend Balili. Lidhur me vetëdorëzimin e tij kanë dalë detaje të reja.

‘Eskobari i Ballkanit’, sikurse cilësohet nga mediat greke është vetëdorëzuar ditën e sotmme rreth orës 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, në prani të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Balili ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Në momentin e vetëdorëzimit Klemend Balili ishte i shoqëruar nga nipi, Rigers Balili dhe më pas, i shoqëruar nga Ardi Veliu, u transportua drejt Tiranës.