MENU
klinika

I vendosi dhe emrin

U vra 7 muaj më parë, reperi bëhet baba

27.01.2019 - 20:58

Shtatë muaj më parë, reperi i famshëm XXXTentacion humbi jetën pasi u qëllua me armë gjatë një grabitje në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tashmë e dashura e tij Jenesis Sanchez ka sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Fëmija është një djalë, i cili është quajtur Gekyume Onfroy, emër të cilin reperi e kishte zgjedhur pak para vdekjes.

Jenesis Sanchez, XXXTentacion, reperi

”Me gëzim ju njoftojmë se foshnja dhe nëna janë të shëndetshëm. Emri i Gekyumes rrjedh nga një fjalë që X e kishte krijuar para vdekjes së tij që e ka kuptimin ‘një gjendje tjetër’ mendore ose universi ‘i ardhshëm’ i të menduarit. XXXTentacion e ka zgjedhur posaçërisht këtë emër për djalin e tij; familja e tij është e nderuar ta plotësojë dëshirën e tij dhe t’ia shprehë fëmijës Gekyume me dashuri”, kanë thënë për media familjarët e të ndjerit.