MENU
klinika

"Paradoksi i kërkesave"

Ultimatumi i pedagogëve/ Studentët kundër tyre: Jo, një shans të dytë!

26.01.2019 - 00:15

Pedagogët e Universitetit të Tiranës u mblodhën ditën e sotme në një takim të përbashkët, prej ku i drejtuan qeverisë një ultimatum për pezullim të mësimit dhe nisjen e një greve urie në rastin se nuk ndodh anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë dhe rishikimi i VKM-ve.

Nga ana tjetër, ka patur reagime dhe nga eksponentë të Lëvizjes për Universitetin lidhur me këtë vendim, i tillë si ai i Rigers Xhemollarit, dhe Migen Qiraxhi.

Xhemollari është i diplomuar në Drejtësi në Universitetin Luigj Gurakuqi, së fundmi, i angazhuar dhe me “Qëndresën Qytetare”, një hapësirë për shqiptarët që besojnë te pushteti i qytetarit pa qenë pjesë e ndonjë sistemi politik.

rigels xhemollari-konica.al

Xhemollari ka kundërshtuar kërkesat e pedagogëve, duke i përcaktuar dhe në kufijtë e ‘paradoksit’.

Duke theksuar se kjo betejë është e studentëve ai shton se kësaj radhe nuk do ja japin një shans të dytë pedagogëve dhe askujt.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

“Paradokset e kerkesave te pedagogeve:

1. Mbeshtesin kerkesat e studenteve por duan shfuqizim te VKM-ve per Vetingun, Transparencen dhe Performancen e tyre.
2. Kerkojne autonomi universitare por njekohesisht edhe shfuqizim te ligjit qe garanton autonomine.

Në kohën kur fuqia e studentëve gjunjëzoi politikën e pamposhtur, shurdhoi qeverinë e pa-veshë, studentët nuk mund dhe nuk kanë luksin ti japin një shans të 2-të pedagogëve dhe askujt!”

Nga ana tjetër dhe Migen Qiraxhi, i angazhuar njëlloj me “Qëndresën Qytetare”, ndalon në një nga kërkesat e studentëve lidhur me Vetting-un e pedagogëve.

Duke theksuar se organet nuk po nisin hetim për askënd, duke ngritur nevojën për ngritjen e këshillave të etikës lidhur me çështjen.

migen qiraxhi-konica.al

Më poshtë postimi i plotë:

“Pak ditë para protestës Qëndresa Qytetare publikoi anketën mbi perceptimin e korrupsionit Pedagog- Student.
Prej asaj dite shumë ngjarje kanë ndodhur, por asnjë pedagog nuk ka dalë nga radhët e stafeve të pedagogëve!
Pasuri pa limit dhe askush nuk hetohet! Emrat e tyre u mbajtën 30 ditë në shesh dhe asnjë organ nuk nisi asnjë hetim për askënd!
Nëse pedagogët shqetësohen për imazhin e tyre, të tregojnë me gisht, se kush është molla e kalbur që detyroi 60 ditë studentët të braktisnin mësimin, të ngrenë këshillat e etikës dhe ti tregojnë rrugën shkelësve.
⚠️Imazhet më poshtë shpresoj se e tregojnë qartë se cila është emergjenca dhe rradha e punës!”