Nëse keni një stomak të acaruar dhe kur ai ju lë të kërrusur nga dhimbjet, kjo mund të shkaktojë shtrëngim, vjellje, ose diarre.
Kjo gjendje e bën të pamundur për t’u marrë me detyrat e përditshme. Ushqime të caktuara në fakt mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të stomakut.
Nëse ju shpesh e gjeni veten duke pasur dhimbje, apo stomak të lodhur, shikoni se cilat ushqime mund t’ju ndihmojnë për ta reduktuar këtë gjendje:
– Bananet
Ka një arsye që bananet mbeten një nga përforcuesit e rekomanduar dhe energjik. Bananet janë lehtësisht të tretshme dhe në përgjithësi nuk e lodhin stomakun.
– Orizi i zier, patatet e ziera, gruri i plotë
Kur stomaku juaj ndjehet i çrregullt, ushqime të ziera si: orizi, gruri, patate të ziera, përveç luftimit të stresit, ndihmojnë tretjen e ushqimit si dhe ndihmojnë në lehtësimin e diarresë duke thithur lëngjet e tepërta.
– Molla
Ashtu si bananja, edhe molla është një burim i mirë i pektinit. Molla ndihmon për të reduktuar simptomat e diarresë. Nëse keni të bëni me një stomak të lodhur, konsumoni një kokërr mollë.
– Kosi
Qumështi mund të jetë i dëmshëm për një stomak të lodhur, por kosi ka efekt të kundërt. Kosi ndihmon për të rritur numrin e baktereve të mira në zorrë, ndihmon tretjen dhe reduktimin e ndjenjës së pakëndshme e të qënit i fryrë. Një mënyrë ideale është të zgjidhni kos organik.
– Uthulla e mollës
Dhimbjet e stomakut nganjëherë mund të jenë shkaktuar nga mungesa e acidit në stomak. Duke i dhënë më shumë acid natyral stomakut, ju lehtësoni tretjen dhe largoni fryrjet dhe dhimbjet e barkut.
Uthulla e Mollës gjithashtu përmban një mori të ushqyesve, duke përfshirë vitaminë B dhe vitaminë C. Uthulla në vetvete mund të jetë e fortë në shije, kështu që përzieni një lugë gjelle ose dy në ujë të vakët dhe shtoni pak mjalt.
Gjëra të thjeshta për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e sistemit tretës:
– Hani disa vakte të vogla gjatë ditës dhe mos hani deri sa të ngopeni
– Përtypeni ushqimin ngadalë dhe plotësisht;
– Shmangni pirjen e duhanit;
– Mos hani shpejt;
– Mos përtypni çamçakëz;
– Shmangni pijet e gazuara;
– Largoni stresin dhe ankthin, provoni terapi të relaksimit, meditim në ajër të pastër, apo stërvitje;
– Mos u shtrini për dy orë pas ngrënies;
– Mbani peshën tuaj nën kontroll.