MENU
klinika

Këshilla

Ushqimet e duhura për flokët tuaj!

23.01.2019 - 16:33

Flokët tuaj kanë nevojë për ushqime të shëndetshme! Në vend që të përdorni shampot dhe produktet e tjera, përdorni ushqimet e mëposhtme për shëndetin e flokëve.

Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në shëndetin e flokëve tuaj si: gjenetika, mosha, hormonet, stresi, etj. Një dietë e mirë, e cila siguron vitaminat kryesore për flokët tuaj, do të sigurojë që ato të bëhen më të shëndetshëm!

Ushqimet më të mira për flokët

Mandarina

Vitamina C që gjendet në të e bën më të lehtë të thithë hekurin. Vitamina B12 në mandarinë nxit rritjen e flokëve, zvogëlon humbjen e tyre dhe ngadalëson procesin e zbardhjes.

Spinaqi

Në shumë raste (veçanërisht te gratë), mungesa e mineraleve janë shkaku i rënies së flokëve. Spinaqi është i pasur me hekur, përmban acide yndyrore omega-3, magnez, kalium, dhe kalcium.

Të gjitha këto ndihmojnë në ngjyrën e shndritshme të flokëve dhe më e rëndësishmja, parandalojnë rënien e tyre. Spinaqi është një nga ushqimet që duhet ta hani çdo ditë!

Kosi

Kosi është i pasur me proteina dhe me vitaminë B5 që ndihmon në rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës dhe rritjen e flokëve.

Kanella

Kanella ka aromë të këndëshme dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë sjell oksigjen dhe lëndë ushqyese në folikulat e flokut tuaj. Një sasi e vogël e kësaj arome të këndëshme në kafen tuaj është e mjaftueshme për të kryer funksionin e saj.

Vezët

Vezët janë të mbushura me vitaminë B e cila ndihmon rritjen e flokëve. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në humbjen e tyre.

Midhjet

Midhjet janë të pasura me zink. Zinku është një mineral i rëndësishëm për shëndetin. Kur nuk keni mjaftueshëm zink, mund t’ju ndodhë të humbni flokët, madje edhe qerpikët tuaj! Ju mund të gjeni zink edhe në ushqime të tilla si; mishi i viçit, gaforre dhe karavidhe.

Hudhra

Hudhra ndihmon në parandalimin e çarjeve dhe ruajtjen e lëkurës.

Ushqimet më të dëmshme për flokët

Pijet e gazuara;

Ëmbëltuesit artificial;

Sheqeri;

Mielli i rafinuar;

Alkooli;

Ushqimet e shpejta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm me përbërës natyral

3 receta për flokë të shëndetshëm