MENU
klinika

Rekord botëror

Vallëzim nën ujë, pa marrë frymë, për…

05.01.2019 - 12:00

Në pishinën më të thellë në botë, në Padova të Italisë, aktorja Marina Kazankova dhe Dmitry Malasenko ka vendosur rekord të ri në “Guinness”.

Çifti vallëzoi nën ujë për 3 minuta e 28 sekonda. Ata performuan nën ujë mbi një litar dhe jo vetëm, në thellësi 4 m, të shoqëruar nga muzika e grupit muzikor “Omura band”.

Qëllimi i dy rekordmenëve ishte të motivonin njerëzit për të besuar në realizimin e ëndrrave të tyre dhe përjetimet e reja përmes apnea-s , mungesës së frymëmarrjes për më shumë se 15 sekonda.

Rekordmenët e rinj të “Guinness” kishin planifikuar të qëndronin nën ujë për 3 min e 15 sekonda por të shtyrë nga entuziazmi i spektatorëve, ata qëndruan edhe 13 sekonda më shumë.