Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ish-policit ditën e djeshme në Tiranë.
Arben Bilali, 50 vjeç kishte rreth 20 vite që ishte larguar nga policia.
Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi 50-vjeçarit i janë vrarë edhe dy vëllezër.
Bilali (dyshohet si pjesë e bandës së Selitës) ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë vëllai i tij Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasuar me disa atentate të përgjakshme.
Hakmarrja mes dy gupeve ka shkaktuar disa të vdekur. Kujtojmë që për vrasjen e ish-policit janë shoqëruar disa persona në polici.
Bilali u vra në zonën e Selitës. Ai mori 10 plumba në trup dhe në kokë që i shkaktuan vdekjen.