MENU
klinika

Taksa ndaj Serbisë

Veseli e Haradinaj takim me ambasadorin amerikan

22.01.2019 - 09:08

Taksa 100% që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe, ka shkaktuar jo pak, por shumë debate.

Lidhur me këtë çështje, kreu i Kuvendiit të Kosovës Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të takohen sot në mbrëmje me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett

Mësohet se ky takim është thirrur nga kryeparlamentari Veseli dhe se gjatë takimit do të diskutohet për kërkesën e SHBA për heqjen e taksës.

Ndërsa presidenti Thaçi, lidhur me këtë çështje tha se po përcillet me shqetësim nga qeveria amerikane.

“Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit.

Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës.

Cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë”, ka thënë ai.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi