MENU
klinika

Deklarata

Vështirësitë nga reshjet e borës/ Rama: Strukturat shtetërore angazhim maksimal

10.01.2019 - 09:23

Ashtu si për çdo ditë, kryeministri Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm disa foto ku shihen punonjës të OSHEE në krye të detyrës, pavarësisht se punojnë në kushte ekstreme të motit.

Rama theksoi se strukturat shtetërore janë angazhuar për të lehtësuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan Rama.