MENU
klinika

Deklarata

Vetëdorëzimi i Balilit, Lleshaj: Arrestimi, sukses

15.01.2019 - 12:24

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë për mediat, pak pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cilësuar si “Eksobari i Ballkanit’.

Teksa e quajti arrestim rastin e Balilit, Lleshaj tha ky ishte një operacion të jashtëzakonshëm dhe një mesazh për homologët europian.

“Policia shqiptare ka finalizuar një operacion të gjatë e të ndërlikuar për Klement Balilin. Nga sot Policia ka në duart e saj një nga personat e saj më të kërkuar, ndërsa qytetarët marrin një mesazh të rëndësishëm nga policia që duan. Rruga e vetme për ta është bashkëpunimi me drejtësinë, rrugë tjetër për ta nuk ka.

Të gjitha institucionet janë sot të inkurajuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të mundësuar progresin e shpejtë drejt integrimit të vendit në BE. Procesi është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë me partnerët tanë të cilët kanë mundësuar që Balili të dorëzohet në Policinë e Shtetit. Detaje nuk mund të japim.”- tha Lleshaj.