MENU
klinika

Raporti mjeko-ligjor

Vrasja në Korfuz/ “U vra me urrejtje teksa mbrohej me duar”

04.01.2019 - 09:33

Mjekja ligjore Hrisavgji Kushi në Korfuz ka folur për një vrasje brutale të 28-vjeçares Angjelina Petro nga babai në Korfuz.

Ajo ka thënë se vajza është goditur 7 herë me një shufër hekuri dhe i kishte duart lart si për tu mbrojtur.

Mjekja ligjore deklaroi për median greke se “28-vjeçarja është goditur të paktën 7 herë në kokë me shufrën e hekurit. Nga këto goditje vihet re tension, urrejtje.

Duket se viktima ka ngritur duart për të mbrojtur fytyrën, vazhdonte ta qëllonte dhe në duar.

vrasja ne korfuz-konica.al

Pastaj ky prind pastroi shtëpinë nga gjakrat, fshehu sendet personale dhe e varrosi në kopsht. Si mundet një prind të jetë kaq gjakftohtë para një akti të tillë? Kjo vrasje më ka lënë pa fjalë, nuk ishte thjesht një incident, ishte shumë e egër, shumë brutale”.

Ndërkaq, avokati i vrasësit, Vasilis Nulezas ka deklaruar për median greke se “Media përshkruan gabim tiparet e vrasësit”.

Mes të tjerash thuhet avokati tha se 52-vjeçari kishte një dashuri patologjike për vajzën.

“Vajza kjo e fundit i kërkonte që mos të ndërhynte shumë në jetën e saj.

Viktima ishte larguar nga nëntori 2017 nga shtëpia, për të jetuar e pavarur, pa e informuar për jetën që bënte. Këtë nuk e duronte dot klienti im, besoj se është çështje e psikologjisë së tij, nuk kishte ushtruar dhunë më parë, e donte vajzën e e tij. Është i dërrmuar psikologjikisht dhe nuk besoj se do ja dalë mbanë me procesin gjyqësor.

Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër”, pohoi avokati.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi