Vazhdon të diskutohet akoma në mediat greke vrasja e shqiptares nga babai i saj në Korfuz në natën e ndërrimit të viteve.
Kujtojmë se Aleko Petro vrau me shufër hekuri dhe varrosi në oborrin pas shtëpisë, vajzën e tij Anxhelina petro.
Nga ana tjetër nëna, Xhezmije Hoxhallari kërkoi që të hetohet nëse është përdhunuar para vrasjes.
Aleko Petro e ka mohuar, ndërsa në pritje të përgjigjes zyrtare të analizave që do të tregojnë nëse ka pasur apo jo abuzim seksual, avokati i 52-vjeçarit shqiptar paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nëse vërtetohet një gjë e tillë.
“Nëse ka pasur abuzim seksual, gjë që e mohon klienti tim, atëherë jam i detyruar të japë dorëheqjen nga mbrojtja e tij” tha Vassilis Noulezas.
Ndërkohë që Aleko Petro është shprehur se ‘E humba mendjen ato dy minuta, nuk e fal veten për atë që bëra”.
Anxhelina Petro u vra nga i ati, pasi ai nuk pranonte lidhjen e saj me një të ri afgan.