MENU
klinika

Vendimi

Vrau ish-gruan gjyqtare, burg përjetë për Fadil Kasemin

17.01.2019 - 12:45

‘Burg për jetë për Fadil Kasemin’, ky është vendimi i marrë nga gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e mbajtur sot.

Kujtojmë që Kasemi akuzohet pë vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 31 gusht të 2017, ku Fildes Hafizi u vra me dy plumba nga ish bashkëshorti Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

krimet e renda-konica.al

Avokati mbrojtës i Kasemit, Ilia Ilia kërkoi rrëzimin e akuzës së rrëmbit dhe pranoi akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, duke kërkuar kështu lehtësim të masës së sigurisë.

Gjatë fjalës së tij, Kasemi tha se ishte penduar për krimin dhe kërkoi që të merreshin parasysh edhe arsyet që e çuan të kryente vrasjen.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit