Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është koha që të fillohet të mendohet për njerëzit, duke mbrojtur interesat e tyre dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur. Vuçiç tha se kushdo që mendon se është e mundur të mbahet konflikt i ngrirë me Kosovën, gënjen veten.
“Jam i dëshpëruar në qoftë se njerëzit nuk duan ta kuptojnë, por unë këtë nuk mund ta ndryshoj, siç nuk do ta ndryshoj politikën që është racionale, serioze dhe e përgjegjshme, dhe që po sjell rezultate të mira për Serbinë”, ka thënë Vuçiç.
Sipas mediave serbe, Vuçiç deklaroi kështu, duke iu përgjigjur pyetjes se cili është kompromisi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që do të jetë i pranueshëm në Gjermani, cila vlerëson përpjekjen tonë për të arritur një kompromis, dhe e cila e ka njohur tashmë Kosovën brenda kufijve ekzistues.
Vuçiç thekoi se 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të saj.
“Ndonjëherë rrallë e kujtojmë këtë, sepse nganjëherë do të harronim edhe për botën, pastaj 20 minuta më vonë do të jemi pjesë e botës dhe shpesh po largohemi nga realiteti. Unë besoj se Gjermania do të përkujdeset jo vetëm për dialog, por edhe për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi. A do të kemi sukses, mbetet të shihet”, shpjegoi ai.
Presidenti serb vuri në dukje se u përpoq gjatë këtyre viteve, duke u kujdesur për të rinjtë, të ruajë paqen dhe stabilitetin, për të treguar se nuk është e mundur të mbahet konflikti i ngrirë.
“Ekzistojnë interesa të palëve të tjera, interesave të shqiptarëve, por edhe shumë fuqive të mëdha që nuk duan zgjidhjen e problemit. Ka nga ata që thonë se duan përfundimisht duan shtetin e tyre dhe janë gati të paguajnë çfarëdo çmimi. I pyes qytetarët e Serbisë: cili është çmimi të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë? Sa kemi paguar në të kaluarën për një politikë të gabuar? Është koha të mendojmë për njerëzit, sigurisht duke mbrojtur interesat tona dhe duke fituar më shumë të jetë e mundur”, shtoi ai.
Vuçiç nuk harroi të përgëzojë Shkupin dhe Athinën për Marrëveshjen e Prespës, por tha se problemet e Serbisë në raport me Prishtinën janë njëqindfish më të vështira dhe këto çështje të ndryshme nga njëra-tjetra.