MENU
klinika

Përvjetori

Xhaka, futbollist dhe bashkëshort i shkëlqyer!

17.01.2019 - 19:59

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë edhe pse përfaqëson Zvicrës.

Por ai nuk është i përkushtuar vetëm në profesionin e tij, madje ai e ka treguar shpesh se është një bashkëshort i shkëlqyer.

Ai njihet prej 4 vitesh me bashkëshorten e tij, bukuroshen Leonita dhe për të shënuar përvjetorin, futbollisti ka bërë një dedikim emocionues për Leonitën.

“Në ditët me shi, dielli yt do jem unë,”-shprehet Xhaka. Ylli i futbollit shton se dashuria që merr nga Leonia e ka bërë më të lumtur dhe me të fortë.

“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar përvjetorin e 4. Te Dua Zemra Jem,”-shkruan ai.