Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje popullit të Tajvanit të pranojë se Tajvani duhet dhe do të ribashkohet me Kinën.
Në një fjalim që shënon 40 vjet që nga fillimi i përmirësimit të lidhjeve, ai përsëriti thirrjen e Pekinit për bashkim paqësor. Megjithatë, ai gjithashtu paralajmëroi se Kina kishte të drejtën për të përdorur forcën.
Ndërsa Tajvani është i vetëqeverisur dhe de facto i pavarur, kurrë nuk ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë nga kontinenti. Pekini e konsideron ishullin si një provincë të shkëputur.
Xi tha “Njerëzit Tajvanezë duhet të kuptojnë se pavarësia do të sjellë vështirësi”, duke shtuar se Pekini kurrë nuk do të tolerojë ndonjë formë aktiviteti për të promovuar pavarësinë e Tajvanit.
Në vend të kësaj, bashkimi ishte një kërkesë e pashmangshme për përtëritje të madhe të popullit kinez, argumentoi ai.
Ai gjithashtu theksoi se marrëdhëniet me Tajvanin ishin pjesë e politikës së brendshme të Kinës dhe se ndërhyrja e huaj është e patolerueshme.
“Pekini rezervon mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme kundër forcave të jashtme që ndërhyjnë në ribashkimin paqësor dhe aktivitetet separatiste të Tajvanit”, tha ai.
Një ditë përpara fjalimit të Xi, presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen tha se Pekini duhet të pranojë ekzistencën e Tajvanit. “Unë do të doja t’i bëja thirrje Kinës që të përballonte realisht ekzistencën e Republikës së Kinës në Tajvan,” tha zonja Tsai, duke iu referuar emrit formal të ishullit.
“Kina duhet të respektojë insistimin e 23 milion njerëzve për liri dhe demokraci, dhe me paqe, me barazi të trajtojë dallimet tona”, shtoi ajo.
Në nëntor, partia politike e presidents Tsai hasi një pengesë të rëndë në zgjedhjet rajonale të perceptuara nga Pekini si një goditje ndaj qëndrimit të saj separatist.
Tajvani është një demokraci e vetëqeverisur dhe ka vepruar si një komb i pavarur që nga viti 1950, kur qeveria nacionaliste e Kinës u mund nga forcat komuniste dhe u largua nga kontinenti.
Kina megjithatë e konsideron ishullin si një province, që një ditë do të ribashkohet plotësisht me kontinentin.
Në vitet e fundit, Pekini është bërë gjithnjë e më bindës ndaj pretendimeve të veta dhe thotë se është një çështje kyçe e sovranitetit kombëtar.
Kina, për shembull, këmbëngul që vendet e tjera mund të kenë vetëm lidhje diplomatike me Kinën apo Tajvanin, jo të dyja. Pekini ka përfituar më shumë, dhe i ka shtyrë aleatët e tjerë ndërkombëtarë të Taipei për të prerë lidhjet diplomatike me ishullin dhe për të vendosur marrëdhënie me Kinën.
Vitin e kaluar, ajo gjithashtu detyroi linjat ajrore dhe hotelet e huaja të listonin Tajvanin si pjesë të Kinës në faqet e tyre të internetit./konica.al