MENU
klinika

Delta e Nilit

Zbulohen në Egjipt varre 5000-vjeçare! Ç’ndodhej poshtë tyre?

25.01.2019 - 16:01

Ministria egjiptiane e Antikitetit në një dalje pubike tha se arkeologët kanë zbuluar disa varre antike egjiptiane në rajonin e deltës së lumit Nil, ku mendohet se disa prej tyre i përkasin të paktën 5000 viteve më parë.

Rreth 20 varre që datojnë që nga periudha para krijimit të dinastive (para viteve 3100 para K.) u zbuluan në zonën Kom Al Kholgan, rreth 140 kilometra në veri të Kajros, mes provincave Al Sharqiya dhe Daqahliya.

Këto zona përmbajnë skelete që ishin vendosur në pozicion të ulur.

Ndërsa disa varre të tjera datojnë në Periudhën e Dytë të Mesme (1782-1570 para Krishtit).

Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se varret përmbajnë mbetje kafshësh dhe enë qeramike të zezë.

Egjipti ka rritur muajt e fundit njoftimet për zbulime antike, në përpjekje që të rigjallërojë industrinë e turizmit të dëmtuar ndjeshëm nga protestat e dhunshme të vitit 2011 dhe sulmet terroriste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN