MENU
klinika

Shqetësimi për vitin shkollor

Zv./ kryeministri Braçe-Universiteteve: Njoftoni që ka nisur mësimi!

09.01.2019 - 18:21

Zëvendëskryeministri i ri i dekretuar, Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të studentëve për të bojkotuar mësimin.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Instagram”,Braçe kërkon që universitetet të njoftojnë që mësimi ka filluar zyrtarisht, ndërsa shton se prindërit janë të shqetësuar për vitin shkollor që po humbin fëmijët e tyre.

Zv.kryeministri teksa vë në dukje që 8 kërkesat janë plotësuar, shprehet se studentët janë në shtëpi se mendojnë që shkollat janë të mbyllura.

Postimi i plotë i Braçes

Boll me dhune e rrena!
8 kerkesa jane plotesuar e po plotesohen sipas afateve te vendosura!

Prinderit duan te dergojne femijet ne shkolla te shqetesuar per vitin qe po humbin dhe shpenzimet e kryera!
I kane femijet ne shtepi sepse i dine shkollat mbyllur e pa mesim!

Universitetet te njoftojne publikisht qe ka nisur mesimi!
Nuk ka degjuar asnje rektor ta bej kete!
Prinderit nuk kane degjuar asnje rektor ta thote kete!