MENU
klinika

Deklarata

Zv.ministri vdiq në ortek/ Haradinaj: Jam i tronditur!

26.01.2019 - 17:11

Përmes një postimi në facebook, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci.

Haradinaj shkruan se është i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ndërsa i shpreh ngushëllimet akademikut dhe ish-kryetarit të Kuvendit Nexhatit për humbjen e djalit të tij.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lënduar Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë që Daci humbi jetën, pasi e zuri orteku i dëborës që ra sot në zonën turistike të Brezovicës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë