MENU
klinika

Arsyeja

108 biznese në Lezhë shpallën falimentin

15.02.2019 - 13:39

108 biznese shpallën falimentin gjatë vitit 2018 në Bashkinë e Lezhës, por sipas drejtorisë vendore të Tatim Taksave numri i bizneseve të mbyllura është shumë më i lartë.

Ata e lidhin situatën me emigracionin dhe klimën që e cilësojnë të pafavorshme për të bërë biznes.

Por sipas drejtuesve vendorë numri i bizneseve të mbyllura është disa herë më i lartë, pasi një pjesë e tyre rezultojnë të regjistruara fiktivisht, por nuk ushtrojnë aktivitet

Sipas të dhënave të Bashkisë Lezhë, numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin ka shënuar rritje vit pas viti.