MENU
klinika

Trafikimi Shqipëri-Greqi

21 të arrestuar/ Goditet grupi i trafikimit ndërkombëtar të drogës

13.02.2019 - 17:20

Policia greke godet një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Grupi trafikonte marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe me pas e transportonte në Athinë. I njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave të forta në vende të ndryshme të Greqisë.

trafik droge greqi shqiperi-konica.al

Gjatë operacioni janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë e grekë njëkohësisht në qytete të ndryshme të Greqisë.

Janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokaine, 1 pistoletë dhe 16.756 euro.

trafik droge greqi shqiperi-konica.al

Këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroinë, ndërkohë llogaritet që prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur të trafikojë e shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 840 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi