MENU
klinika

Fëmija hero

7-vjeçari i shpëton jetën nënës e kujdeset për motrën

07.02.2019 - 18:38

“Përshëndetje, mami im nuk mund të lëvizë. Ajo është shtrirë në dysheme dhe unë nuk e di se çfarë po ndodh”.

Këto ishin fjalitë që një 7-vjeçar i tha policisë në telefon, e cila më pas i shpëton jetën nënës së fëmijës.

37-vjeçarja Marjana Gofur përfundoi e shtrirë në dysheme, gati e vdekur, ndërsa policia ndërhyri në kohë duke e dërguar atë me urgjencë në spital.

Ajo mori menjëherë ndihmën e nevojshme, ndërsa mjekët besojnë se gruaja mund të ketë pasur komplikime nga një infeksion i veshëve.

Përveç dhënies së informacionit nga telefoni, vogëlushi u kujdes për motrën e tij 15-muajshe Isabella derisa ambulanca arriti.