MENU
klinika

Përgjigjja

A ju ndalua Berishës hyrja në SHBA? Reagon DASH

01.02.2019 - 11:24

Gjatë seancës së djeshme në parlament shpërthyen debate të ashpra mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama nga foltorja akuzoi Berishën se nuk i është dhënë viza amerikane nga ambasada e SHBA-ve.

“Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?”, ishte kjo pyetja retorike që Rama i drejtoi Berishës në seancë.

Dyshimet u shtuan pasi Berisha nuk e mohoi këtë menjëherë, por u përgjigj; “nuk bëj vizita zyrtare që kur lashë detyrën”.

“GSH” ka publikuar sot përgjigjen e marrë nga DASH në lidhje me këtë çështje.

DASH u përgjigj:

“Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:

https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH.