MENU
klinika

"Coface" paralajmëron klientët

Mos investoni në këtë sektor në Shqipëri

06.02.2019 - 12:28

“Rritja pritet të jetë e lartë gjatë 2019”, kështu është shkruar në raportin e agjencisë së vlerësimit të rriskut “Coface” për Shqipërinë.

Në raportin e fundit “Coface” ka përditësuar profilin e rrezikut për Shqipërinë.

Në lidhje me investimet, agjencia “Coface” thekson se invetimet e brendshme do të jenë problematike, më së shumti ato në infrastrukturë.

Pavarësisht se është ngadalësuar që prej gjysmës së dytë të vitit të kaluar, rritja pritet të jetë e lartë përgjatë 2019-ës. Konsumi familjar do të marrë mbështetje edhe nga papunësia në rënie, si dhe nga rritja e pjesëmarrjes në forcat e punës, që lidhet ngushtë me rënien e ekonomisë informale.

Këto investime në rrugë dhe hekurudhë, do të kufizohen ndjeshëm nga konsolidimi fiskal, si dhe kujdesi i bankave për t`i financuar ato”, shkruhej në raport.

Gjithashtu kjo agjenci ka marrë në analizë edhe konsolidimin fiskal. Përsa i përket kësaj pike “Coface” ka parashikuar një rigjallërim të lehtë për këtë vit dhe se borxhi publik është mjaft i lartë.

Kësaj barre borxhi i duhen shtuar edhe rreth 1 miliardë dollarë kontrata të qeverisë në formën e partneritetit publik privat në sektorë si infrastruktura rrugore dhe shëndetësia apo edukimi”, thuhet në raport.

“Coface” në raport ka shtuar se tregtia e jashtme, turizmi dhe remitancat janë të gjithë tregues që projektohet të rriten gjatë këtij viti.

Gjithashtu “Coface” ka sugjeruar klientët e saj që në vendin tonë të mos investojnë në projektet hidroenergjitike, pasi janë të kundërshtuara nha opinioni publik në vend.

Sa i përket axhendës së reformave, “Coface” thotë se do të vazhdojë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ka ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar administratën si dhe gjyqësorin, luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kontrabandën mes Italisë dhe Shqipërisë”, thuhet më tej.

Rritja ekonomike sipas “Coface”:
Këtë vij projektohet sipas agjencisë një normë në 3.8%.

Profili i riskut:
Sipas “Coface” ashtu si një vit më parë vlerësohet me notën “C”, me të njëjtën notë që vlerësohet edhe klima e biznesit, më keq se Maqedonia, Serbia apo Bosnje Hercegovina.