MENU
klinika

Deklarata e ish-ministrit

Foto me Salianjin/ Flet Ahmetaj: Doja ta helmoja

12.02.2019 - 18:08

Një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka shkaktuar jo pak habi pasi në të shfaqej deputeti demokrat, Ervin Salianji dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Salianji është shfaqur shpesh herë duke sulmuar gjithmonë qeverinë, ndërkohë që në kafe biseda mes tyre duket më se normale.

Pikërisht këtë takim e ka sqaruar ish-ministri Ahmetaj duke thënë me shaka fillimisht se donte ta helmonte Salianjin por atë nuk e zuri helmi. Ndërsa më pas ai qartësoi se takimi ishte një rastësi.

“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi. Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet” u shpreh Ahmetaj.

Më tej, ish-ministri tregon se si rastësia e uli në një tavolinë me Ervin Salianjin. 

“Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë. Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi” .