MENU
klinika

Detajet

Aksident në Fushë Krujë, tre të rinj në gjendje të rëndë

24.02.2019 - 08:31

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre të rinj, të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në prani të fshatit Kamberas dhe se tre të rinjtë po udhëtonin me një fuoristradë.

Sipas policisë, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së sinjalistikës fuoristrada ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën e një pike karburanti.

Për nxjerrjen e të rinjve nga makina ka ndërhyrë zjarrëfikësja.

Tre të rinjtë janë identifkuar si Ilir Gega, shofer dhe dy miqtë e tij Altin Vogli e Dorjan Hifi.