Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Maqedoni, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.
Sipas mediave në Maqedoni bëhet fjalë për një bilanc tragjik, ku numri i viktimave ka shkuar në 10. Mediat vendase dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.
Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” ka qenë duke udhëtuar në relacionin Shkup-Gostivar.
Mësohet se shumica e udhëtarëve janë administratorë shtetëror me punë në Shkup që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.