MENU
klinika

Njoftimi i Zaev

14 viktima, Maqedonia e Veriut shpall 2 ditë zie

14.02.2019 - 08:37

Numri i viktimave në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë ka shkuar në 14.

Bilanci i ri është njoftuar nga kryeministri Zoran Zaev, i cili bëri me dije se qeveria ka bërë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë vendosur shpalljen e 14 dhe 15 shkurtit ditë zie.

Kujtojmë që autobusi i kompanisë “Durmo Turs” ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur duke rënë në humnerë.

Autobusi që lëvizte nga Shkupi për në Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17.00.