14.02.2019 - 10:15
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Shkup.
Mësohet se mes 14 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut është edhe djali i një deputeti.
Viktima është 25-vjeçari, Jovica Trpevski, djali i deputetit të partisë LSDM, Blagojce Trpevski.
Emrat e 14 të vdekurve ende nuk janë shpallur, pasi pritet identifkimi zyrtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Qeveria ka shpallur dy dit zie kombetare, sot dhe neser.