MENU
klinika

Identiteti

Aksidenti tragjik në Shkup, zbulohet emri i shqiptarit

17.02.2019 - 10:33

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur 14 viktima, ndërkohë bëhet me dije se është zbuluar identiteti i njërit prej shqiptarëve i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se bëhet fjalë për Fiqiri Mici, 46-vjeçarin nga Kukësi, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se Mici është me origjinë nga Kukësi por me banim në Tiranë.

Aksidenti ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, në fshatin Llaskarcë kur një autobus u rrokullis disa herë dhe ra në një hendek anës rrugës.