MENU
klinika

Opozita e bashkuar

Aleatët njëzëri me Bashën: Pro djegies së mandateve

18.02.2019 - 16:57

Aleatët e Partisë Demokratike kanë dalë të gjithë bashkë në krah të Bashës për të komunikuar vendimin e tyre se janë pro djegies së mandateve. 

Basha: Konsultimi, koordinimi me aleatët e PD, me të cilët kemi përballuar sfidat me këtë shtet të kapur nga krimi ka qenë dhe mbetet konstat. Ky i sotmi ishte një takim pune dhe padyshim që vendimi për djegien e mandateve është një vendim i opozitës së bashkuar.

Mediu: Ne që jemi këtu kemi një kalicion politik dhe lektoral të hershëm dhe kemi detyrimin moral përballë atyre qytetarëve që na kanë votuar, por edhe të atyre që dolën  dhe treguan që Rama nuk mund të qeverisë më vendin. Është detyrimi i secilit prej nesh ti përgjigjemi atij zëri të qytetarëve me një qëndrim të përbashkët që ka të bëjë me djegien e mandateve.

Dule: Opozita e bashkuar parlamentare është në kushtet e realizimit të misionit të saj, i cili nuk mbaron me djegien e mandateve të këtij parlamenti ilegjitim, i cili i jep fund qeverisjes ilegjitime të Ramës. Ky koalicion opozitar drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, një ditë ku do funksionojë demokracia funksionale. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetjen sot më shumë se kurrë, jo të mbështetësve tradicionale, por edhe ata që janë të gënjyer nga Rama.

Ndoka: Qytetarët folën qartë, patën mbështetje maksimale për aksionin opozitar, por folën edhe për mandatin e kryeministrit. Ai duhet ta lexojë qartë protestën e qytetarëve. Rama është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Është kapur në korrupsion duke vjedhur dhe besoj që është momenti i reflektimit nga zoti Rama jo vetëm për mandatin si deputet, por edhe si kryeministër. Axhenda e opozitës është e qartë. Nëse nuk lexon mesazhin e qytetarëve është detyra jonë ti tregojmë si të largohet.

Shehi: Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë, ditën që do largohet, mund të shihni ndonjëgjë ndryshe. Ne ato mandate nuk është se na bëjnë ndonjë vlerë të madhe.

Duka: Jam për zgjedhje institucionale, por përderisa opozita e bashkuar ka marrë vendimin e djegë mandatet, tre mandatet tona do ti djegim.

Pas mbledhjes së grupit PD, Basha njoftoi se  grupi parlamentar demokrat kishte votuar unanimisht në favor të propozimit të tij për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Ndërkohë më përpara Basha mbajti takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Takimi ka qëllim diskutimin e hapave të mëtejshëm.

Do të jetë Këshilli Kombëtar i PD-së i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me djegien e mandateve. 

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri