MENU
klinika

Deklarata

Ambasadori amerikan-Kosovës: Mos mbështesni kriminelët

06.02.2019 - 22:18

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha të mërkurën mbrëma se kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës.
Ndërkaq ai u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të mos mbështesin individët e tillë.

Kosnett i bëri këto komente përmes një statusi në rrjetin Twitter, duke i bërë jehonë një komunikate të organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe Serbi, e cila e dënoi emërimin e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, në postin e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet t’i japin fund mbështetjes së individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim përkushtimin e e Kosovës për sundimin e ligjit. I kënaqur të shoh grupe nga komunitete të ndryshme duke folur më një zë”, shkruan ambasadori.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë