20.02.2019 - 09:57
Pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, ambasadorja gjermane i është drejtuar zyrës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Mësohet se ambasadorja Schutz po zhvillon një takim me Bashën dhe në fokus të diskutimeve mendohet se është vendimi për lënien e mandateve.
Kujtojmë këtu që ditën e sotme mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, ku do të merret vendimi final në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë po për të njëjtën çështje, kryeopozitari Basha priti në takim edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman.